Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: “Gjenet homoseksuale” në thuajse gjysmën e njerëzve të botës

Studim:  “Gjenet homoseksuale” në thuajse gjysmën e njerëzve të botës
April 16
13:57 2016

Sipas një studimi të publikuar nga “The Science Daily” mund të arrihen përgjigje të rëndësishme se si homoseksualiteti te njerëzit ka “rezistuar” gjatë gjithë historisë njerëzore, duke pasur parasysh se në pjesën më të madhe të rasteve homoseksualët nuk lënë pasardhës. Duke u bazuar në të dhënat studimore, rreth gjysma e të gjithë meshkujve e femrave heteroseksuale potencialisht zotërojnë të ashtuquajturat gjene homoseksuale të cilat kalojnë nga brezi në brez.

Ky studim është kryer nga Giorgi Chaladze nga “Ilia State University”, Giorgia.

Për të arritur në këtë konkluzion të guximshëm, Chaladze ka përdorur një model gjenetik individual për të shpjeguar qëndrueshmërinë, por edhe vazhdueshmërinë dhe shfaqjen e homoseksualitetit brenda popullsive të mëdha.
Ai mori nën shqyrtim gjetje nga studime të mëparshme të cilat tregonin se meshkujt homoseksualë kanë tendencë që të vijnë nga familjet e mëdha.
Kjo dëshmon se gjenet përgjegjëse për homoseksualitetin e meshkujve rrisin nivelin e fertilitetit mes anëtarëve femra të familjes, të cilat gjithashtu i zotërojnë këto gjene.

Mundësia që disa heteroseksualë të jenë bartës mund të shpjegojë se pse një pjesë e numrit të njerëzve të cilët kanë raportuar sjellje homoseksuale dhe tërheqje të tilla janë më të shumtë se sa ata të cilët vetidentifikohen si homoseksualë apo biseksualë.
Sipas Chaladze, meshkujt jo homoseksualë herë pas here mund të shfaqin sjellje homoseksuale edhe pa qenë të tillë.

Gjithsesi, ekzistojnë ende debate mes shkencëtarëve nëse ato që quhen “gjene homoseksuale” ekzistojnë apo jo!

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje