Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Djathi krijon varësi si droga

Studim: Djathi krijon varësi si droga
March 17
11:17 2016

Shkencëtarët kanë zbuluar se djathi përmban një kimikat që gjendet te drogat. Në një studim mbi ushqimet që krijojnë varësi rezultoi se kaçkavalli është i fuqishëm sepse përmban kazeinë. Kjo substancë gjendet te të gjitha produktet e qumështit dhe “zgjon” receptorët e trurit që  janë të lidhur me varësinë. Sipas studimit, ushqimet e përpunuara  janë më të lidhura me varësinë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se ushqimet që krijojnë më shumë varësi janë ato me përmbajtje djathi.  Sipas autores së këtij studimi, yndyra mund të jetë po aq e paparashikueshme dhe problematike, pa marrë parasysh faktin nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e varësisë ndaj një ushqimi të caktuar.

Shperndaje