Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Striptistë homoseksualë në festën e 10-vjeçarëve

Striptistë homoseksualë në festën e 10-vjeçarëve
March 26
11:29 2016

Laquesha Green është arrestuar nga policia e Detroitit pasi shokoi tërë opinionin publik duke dërguar striptistë homoseksualë në një festë ditëlindjeje për 10-vjeçarë.

Sipas raportit të policisë, djali i Green nuk ishte ftuar në ditëlindjen e njërit prej shokëve të klasës së tij për shkak të sjelljes së keqe. Por Laquesha nuk kishte pranuar një “jo” si përgjigje.

Prindërit që ishin të pranishëm në festë thonë se teksa fëmijët po kënaqeshin me ushqimin, nga një furgon zbritën dy burra me dy bokse gjigante dhe nisën muzikën, më pas 6 burra totalisht të zhveshur filluan të kërcenin dhe t’u afroheshin fëmijëve dhe prindërve.

Kur u njoftua policia dhe nisën  hetimet u vu re se pagesa ishte kryer nga karta e kreditit në pronësi të Laquesha Green. Policia e arrestoi dhe e ngarkoi me një numër të madh akuzash, ndër to shfaqje seksuale në prani të të miturve.

Green u lirua nga policia në sajë të shumës prej 10.000$ të paguar nga ana e saj.

 

 

Prej javësh qarkullonin lajme se Soni Malaj po dilte me një djalë më të ri në moshë, që quhej Klevi. Por Soni e ka mbajtur të fshehtë deri në intervistën për “Prive”, ku pohoi (edhe pse nën zë) marrëdhënien e saj me djaloshin.

Sipas gazetës “Panorama”, Malaj ka nisur bashkëjetesën me Klevin dhe vajzën e saj, Annën, të cilën e ka nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin Mirko.

“I dashuri nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por është pronar i një bar-kafeje në Tiranë. Flitet se ata kanë gati 9 muaj të lidhur, por nuk ishte bërë publike”, – shkruan “Panorama”. Çifti  i ri është parë bashkë në premierën e monodramës së Gazmend Pajës, “Legjenda e pianistit”. Megjithatë, ata u kujdesën të mos rrinin shumë pranë njëri- tjetrit.

Lidhja e Sonit me Klevin vjen muaj pas ndarjes së saj nga balerini Mirko Luçarelli, me të cilin këngëtarja solli në jetë Annën.

 

Etiketimet
Shperndaje