Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stacioni Ndërkombëtar i Hapsirës hapet nga NASA për turistët

Stacioni Ndërkombëtar i Hapsirës hapet nga NASA për turistët
June 07
22:32 2019

Nasa do të lejojë vizita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës duke nisur nga viti 2020. Agjencia amerikane hapësinore, ka thënë se do të hapë stacionin për turizëm dhe mundësi tjera biznesi. Zëvendës-drejtori i kësaj agjencie, Robyn Gatens, ka thënë se gjatë vitit do të realizohen dy misione private të astronautëve, për ti paraprirë hapjes për të gjithë njerëzit.

Moduli i parë i këtij Stacioni është ka shkuar në orbitë në vitin 1998, dhe stacioni ka qenë vazhdimisht aktiv, duke nisur nga viti 2011. “Nasa do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për mundësi komerciale dhe marketing-u, ashtu siç nuk kemi bërë kurrë më parë”- ka thënë shefi financiar, Jeff DeWit, në Nju Jork- “Këto janë hapat që po ndërmarrim për ta bërë Stacionin Hapsinor të aksessueshëm për të gjithë njerëzit.”

Pra lëreni Turqinë njerëz, filloni prenotoni pushimet në Hapsirë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje