Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spanjë – Prindërit e quajnë të birin Ujk. Zyra e Gjendjes Civile e refuzon!

Spanjë – Prindërit e quajnë të birin Ujk. Zyra e Gjendjes Civile e refuzon!
July 28
20:53 2016

“Ne i dashurojmë këto kafshë. Ujqërit janë unikë në llojin e tyre dhe kanë karakter të fortë. Duam që djalin tonë ta quajmë kështu dhe ta rrisim me vlera si respekti, barazia, sensi i drejtësisë dhe dashuria për kafshët”.

Kështu shprehen prindërit e një të porsalinduri në Spanjë, të cilët kanë dashur ta quajnë djalin e tyre Lobo (Ujk), por u është refuzuar nga zyra e Gjendjes Civile në Fuenlabrada, afër Madridit.

Prindërit Nako Javierre dhe Maria kanë nisur një peticion për të fituar çështjen e tyre kundër Gjendjes Civile, për t’i vënë kështu fëmijës emrin që dëshirojnë.

“Ujk është një emër ofendues dhe mund t’i shkaktojë probleme në të ardhmen vogëlushit”, – u shpreh zyra e Fuenlabradas.
Pas protestave të prindërve, ata ndryshuan version duke deklaruar se në Gadishullin Iberik ky emër është shumë i përdorur, gjë që mund të shkaktojë konfuzion.

Në peticionin e nisur nga prindërit në rrjet, i cili ka marrë mbi 2000 firma, thuhet gjithashtu se si në Spanjë ekzistojnë prej kohësh emra që ngjasojnë me ato të kafshëve, si për shembull Pëllumb, Luan, Babil etj.

Babai i fëmijës e mbyll shkrimin në rrjet me një pyetje vërtet kurioze:

“Ndoshta gabohem, por a nuk ishte Ujk emri i pagëzimit të Mozartit?”