Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonda OSIRIS-REx niset drejt asteroidit. Do të zbulojë origjinën e jetës në Tokë

Sonda OSIRIS-REx niset drejt asteroidit. Do të zbulojë origjinën e jetës në Tokë
September 09
14:45 2016

Në orët e para të ditës së sotme është shkëputur nga toka sonda OSIRIS-REx, e cila do të udhëtojë për rreth 24 muaj për të mbërritur në asteroidin Bennu.

Objekti hapësinor do të arrijë në destinacion në gusht të vitit 2018 në mënyrë që t’u japë shkencëtarëve disa përgjigje që lidhen me çështje të rëndësishme të sistemit tonë diellor, origjinën dhe evolucionin e tij.

“Kjo gjë përfaqëson shpresat, ëndrrat, gjakun, mundin dhe lotët e qindra personave të cilët kanë punuar në këtë projekt për vite me radhë. Nuk mund t’ju them se sa i emocionuar jam”, – shprehet Dante Lauretta, një ndër personat më të rëndësishëm të këtij projekti.

OSIRIS-Rex do të përpiqet të studiojë asteroidin nga përbërja kimike dhe ajo e mineraleve. Më pas do të marrë kampione për t’i analizuar pas kthimit në Tokë. Kjo gjë do të ndodhë pas 7 vitesh, kur një kapsulë me kampionet në të do të niset drejt atmosferës së planetit tonë për t’u ulur konkretisht në Utah.

Këto do të jenë copëzat e para të marra nga një asteroid.

Por çfarë duan të gjejnë në rreth 60 gramë asteroid?

Bennu është një ndër asteroidet më të vjetra që mund të tregojë shumë për evoluimin e sistemit diellor, si dhe mbi të gjitha për burimin e ujit e të molekulave organike të Tokës. /Blitz.al/

Shperndaje