Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Software-i që shkruan novela, mahnitëse!

Software-i që shkruan novela, mahnitëse!
March 25
16:38 2016

Ndoshta është koha që novelistët t’i klasifikoni në profesionin më të rrezikuar, në kërcënim nga software super të zgjuar, pasi një histori e shkurtër, me autorë të inteligjencës artificiale, ka bërë bujë në një konkurs letrar në Japoni. Ndoshta nuk fitoi çmimin e artë, por mund të themi se është një fillim i mbarë për një fillestar.

Software-i AL nuk është mjaftueshëm i vetëdijshëm aq sa për të paraqitur veprën e tij. Romani i formës së shkurtër është shkruar me ndihmën e një ekipi studiuesish nga universiteti “Hakodate” në Japoni. Ata zgjodhën një listë të caktuar shprehjesh që do të përdoreshin dhe krijuan një kuadër të përgjithshëm të historisë para se ta linin të improvizonte sekuencën e rregullsisë në rendin e fjalëve.

Nga 1450 romanet e pranuar, 11 janë shkruar pikërisht nga ky software,- ka raportuar “Japan News”. Procesi i shqyrtimit në  katër faza mbahet sekret, por gjyqtarët nuk kanë thënë më parë cilat parashtresa  janë shkruar nga njerëz aktualë dhe cilat kanë autorë robotët. Kreativiteti është një gjë e vështirë për t’u matur brenda një kompjuteri, por me siguri është vetëm çështje kohe para se programet e Softit Al  të kenë inteligjencën dhe të dhënat për një punë të pranueshme. Software-i është i automatizuar tashmë dhe  përgjegjës për të shkruar disa raporte financiare dhe sportive, ku çelësi kryesor janë  faktet dhe organizimi  në një template të drejtpërdrejtë. E rëndësishme në këtë projekt është bazë e të dhënave: për sa kohë që ka të dhëna të mjaftueshme, software- i është mjaft i zgjuar për të prodhuar variacionet e veta në funksion të temës.

Etiketimet
Shperndaje