Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’ka më vuajtje! Ju tregojmë mënyrat si të bëni screenshot nga Snapchat-i pa e vënë re askush!

S’ka më vuajtje! Ju tregojmë mënyrat si të bëni screenshot nga Snapchat-i pa e vënë re askush!
May 23
20:15 2018

 

Një nga problemet që lindën me përhapjen e rrjetit social Snapchat ishte fakti që nëse do të bëje screenshot ndonjë postim, personi që e kishte postuar këtë njoftohej menjëherë për veprimin.

Kjo ka shkaktuar mjaft herë edhe telashe te njerëz të ndryshëm, të cilët janë futur në konflikt për faktin pse njëri duhet t’i bënte screenshot tjetrit.

Por ne po ju “shpëtojmë” nga kjo vuajtje dhe po ju tregojmë disa nga mënyrat sit ë bëni screenshot dhe askush të mos e marrë vesh.

 

  1. Përdorni telefonin e dikujt tjetër

Kjo, në fakt, është një mënyrë që është e njohur gjerësisht. Thjesht merrni celularin e një miku dhe bëjini foto apo video postimit apo postimeve që doni të ruani.

 

  1. Screenshot dhe ç’instalim!
  • Hapni foton dhe prisni sa të bëhet e gjitha e qartë.
  • Fikni valët e celularit, Ëi-Fi dhe Bluetoothin dhe bëni screenshot.
  • Dilni nga Snapi dhe ç’instaloni aplikacionin.
  • Jepini restart telefonit dhe instaloni dhe njëherë programin.
  • Violaaa! Keni një screenshot dhe askush nuk e di!

 

  1. Përdorni një regjistrues.

Ka mjaft programe që janë falas dhe ofrojnë regjistrimin e ekranit të telefonit tuaj. Mjaft të ndizni këtë program, të hapni foton që doni apo videon, të regjistroni sa të doni dhe më pas fikni vetëm regjistruesin.

Kaq mjafton për të pasur atë që ju dëshironi në galeri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje