Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sinjale të vazhdueshme radio-je nga një galaktikë e largët, kush po i dërgon?

Sinjale të vazhdueshme radio-je nga një galaktikë e largët, kush po i dërgon?
January 10
12:49 2019

Shkencëtarët kanë raportuar se janë duke kapur sinjale radio-je që përsëriten vazhdimisht nga një vend shumë i largët në hapsirë. Këto sinjale vijnë në formën e shpërthimeve dhe është vetëm hera e dytë që përësriten në një kohë të shkurtër. Madje një nga frekuencat e kapura e ka përsëritur veten 6 herë, nga e njejta vendndodhje.

Shkencëtarët e hapësirës pretendojnë se përsëritja e këtyre sinjaleve më në fund na ofron një mundësi për të kuptuar se nga vijnë. Deri tani ka pasur vetëm spekulime në lidhje me origjinën e këtyre valëve që shpërthejnë, që nga yjet të cilat plasin e deri tek mesazhet e alienëve, për arsye se dhe provat kanë qenë të pamjaftueshme, të paktën deri tani.

Sinjalet e fundit zgjatën secila vetëm nga një milisekondë, por nga ana tjetër çdo sinjal, nisur dhe nga largësia që vjen, ka shpenzuar të njejtën energji të cilën dielli e prodhon gjatë 12 muajve, në mënyrë që të udhëtojë në hapësirë e të kapet nga ne. Studiuesit shprehen se kjo ngjarje e fundit do i lejojë që në të ardhmen të kapin një “popullsi” të tërë me sinjale, për të zbuluar përfundimisht nga vijnë apo kush i dërgon.

Në një periudhë 3 javore, shkencëtarët kanë kapur rreth 13 shpërthime të tilla sinjalesh, duke marrë kështu më shumë informacion se kurrë më parë për këtë fenomen që vjen nga hapsira. Ajo që është më e rëndësishme dhe mbetet ende për tu zbuluar është nëse janë valë të ardhura spontanisht, pra nga një ngjarje kozmike, apo janë të dërguara me një qëllim nga ndonjë objekt. Më shumë të reja për këto zhvillime pritet të ketë në javët e ardhshme, teksa sinjale të reja janë duke u dërguar por frekuenca e tyre është ende shumë e vogël që të kapen si të tjerat.

Sido që të jetë, këto valë vijnë nga 1.5 miliardë vite dritë larg, dhe në fund do të na ndihmojnë të zbulojmë një galaktikë të re më e pakta, ose për herë të parë do deshifrojmë kode që vijnë nga krijesa jashtëtokësore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje