Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siguria rrugore: Si do të dukej dikush që i mbijeton përplasjes nga makina

Siguria rrugore: Si do të dukej dikush që i mbijeton përplasjes nga makina
July 21
16:38 2016

Nëse njerëzimi do të vazhdonte të zhvillohej deri në pikën ku mund të përballojë përplasjet me makinë, njerëzit do të dukeshin si Graham. Graham është një person i projektuar për të mbijetuar në rrugë. Është një skulpturë interaktive e bërë nga një kirurg traume, një ekspert i hetimit të përplasjeve dhe një artisti. Kjo skulpturë është bërë në një fushatë për sigurinë në rrugë, në Melbourne, Australi.

Graham nuk ka qafë, domethënë nuk mund ta thyejë atë.  Ka një masë të madhe yndyrore në fytyrë që të mbrojë veshët dhe hundën. Ka trasta ajri në mes të çdo brinje dhe ka një lëkurë të ashpër të trashë. Gjunjët e tij mund të kthehen në të gjitha drejtimet. Graham është një dëshmi e ndjeshmërisë njerëzore.

Makinat kanë evoluar shumë më shpejt se njerëzit dhe Graham ndihmon për të kuptuar në qoftë se autoritetet  duhet të përmirësojnë sistemin e rrugëve për të mbrojtur veten e tyre.

Graham do të shfaqet në Bibliotekën Shtetërore deri më 8 gusht dhe më pas ai do të udhëtojë në të gjithë vendin.

10328

Shperndaje