Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të parashikoni të ardhmen e fëmijës tuaj?

Si të parashikoni të ardhmen e fëmijës tuaj?
March 19
18:41 2016

Edhe pse foshnja juaj  nuk mund të bëjë më shumë sesa të buzëqeshë, të mbushi pelenat, të hajë dhe të qajë, është e vështirë të shohësh atë fytyrën e vogël dhe të imagjinosh se çfarë do të bëhet pas disa vitesh. A do të jetë e ëmbël, e dashur si babai i saj apo një njeri social si e ëma?  A do të bëhet një shkencëtar raketash apo diçka tjetër? Mbetet vetëm të presim të rriten, megjithatë viti i parë na tregon diçka në një farë mënyre.

  1. Temperamenti

Kur i ndërroni pelenat a ju bën një fytyrë sikur është duke ju thënë “Mami, hiqi duart nga pjesa ime e poshtme” dhe tund duart në ajër? Apo buzëqesh dhe duket sikur një pelenë e re është moment  i hareshëm i Disneyland-it? Në çdo rast fëmija është duke ju treguar personalitetin e tij. Temperamenti është diçka që njeriu e ka që kur lind dhe mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë jetës, sipas Linda Dunlap, profesoreshë e psikologjisë zhvillimore në Marist College, New York. Ndërkohë që personaliteti i një fëmijë është i programuar gjenetikisht, mjedisi i tij gjithashtu ka një ndikim të rëndësishëm. Mënyra se si një prind i përgjigjet natyrës së butë apo të kërkuar të fëmijës mund të përforcojë temperamentin e tij themelor ose të ndihmojë për të moderuar atë.

Çfarë mund të bëni tani: Nëse e kuptoni shpejt se fëmija juaj trishtohet kur dikush tjetër veç jush  e merr në krahë, përpiquni të gjeni mënyra për ta bërë atë të lumtur dhe të ndihet i sigurt. Kjo e ndihmon atë të përballojë situatat që në moshë të vogël.

2. Rendi i lindjes, fëmijë i vogël apo i madh

Pikëpamja e përgjithshme e fëmijës tuaj në jetë varet të paktën pjesërisht kur bashkohet me familjen tuaj. Nëse ai është fëmija i parë i familjes  ka të ngjarë të bëhet një udhëheqës i suksesshëm, si pilot, drejtor ose pronar i një biznesi. Pra, fëmija i parë është më inteligjent se ata që vijnë më pas. Pse ndodh kjo? Ndoshta sepse të parët kanë vëmendjen maksimale të prindërve në krahasim me fëmijët e dytë.

Por çfarë mund të bëni për këtë? Bëni një përpjekje të kaloni kohë me fëmijët e tjerë aq sa keni kaluar edhe me të parin kur ka qenë në të njëjtën moshë. Gjithashtu mos tentoni asnjëherë të krahasoni zhvillimin e dy fëmijëve.

3. Inteligjenca

A mund të flasim për inteligjencë në këtë moshë? Sigurisht që po! Bebet janë shumë të mira në të mbajturin mend të gjërave që dëgjojnë dhe kujtesa tregon inteligjencë. Për shembull, dr. Fagan ka testuar se si foshnjat janë në gjendje të absorbojnë informacion duke i lënë të shikojnë një pikturë për disa sekonda dhe pas disa minutash u tregon po të njëjtën krahas një pikture tjetër; foshnjat kthejnë sytë drejt pamjes që e kanë parë njëherë. Prandaj flitini foshnjës suaj pavarësisht nëse reagon apo jo. Do të vijë momenti, pavarësisht se sa i vëmendshëm ka qenë, që do të kujtojë imazhet apo zërin.