Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si të dallojmë me lehtësi produktet OMGJ (Të Modifikuara Gjenetikisht)?

Si të dallojmë me lehtësi produktet OMGJ (Të Modifikuara Gjenetikisht)?
July 23
17:42 2016

 

Produktet Gjenetikisht të Modifikuara janë ndër produktet më të përhapura në tregjet tona, kjo për shkak se kostoja e prodhimit është më e ulët se produktet e rritura në mënyrë natyrale.

Duke qenë se përmbajtja e produkteve OMGJ është e pashëndetshme për organizmin e njeriut, këshillohet që konsumi i këtyre produkteve të jetë i ulët ose të mos konsumohen.

Ka disa mënyra për të dalluar nëse një produkt është OMGJ ose jo, që nga tezgat dhe stendat e dyqaneve, pa pasur nevojë të hapet produkti.

Shumica e ushqimeve, si fruta, perime etj., kanë pulla, të cilat prodhuesi i vendos për të informuar blerësin e parë, pra shitësit. Nëse do të vërejmë këto pulla, do të shohim se aty shkruhen disa numra, që janë të ndryshëm nga produkti në produkt.

Nëse numri është me 5 shifra dhe fillon me numrin 9, atëherë ai produkt është bio, pra i rritur në mënyrë natyrale.

Nëse numri është 4 shifror dhe fillon me 4, do të thotë se produkti është rritur me pesticide dhe kimikate.

Kurse numri që është 5 shifror dhe fillon me numrin 8 tregon se produkti është OMGJ.

Prandaj, herën tjetër që do të blini produkte që janë bazë për vaktet tuaja, shihini me kujdes çdo të dhënë që jepet për produktin.

Shperndaje