Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptarja denoncon ish-të fejuarin: “Doja të isha e virgjër para se të martohesha!”

Shqiptarja denoncon ish-të fejuarin: “Doja të isha e virgjër para se të martohesha!”
December 22
14:11 2017

 

Një 24 vjeçare nga Shqipëria është kthyer në kryelajm për mediat italine pas denoncimit që ajo i ka bërë ish-të fejuarit të saj.

Vajza në fjalë ishte njohur me 18 vjeçarin në Facebook dhe kishin vendosur të krijonin një marrëdhënien pa lejen e familjes. Më pas, ata ishin fejuar, por sipas deklarimeve të vajzës, partneri e kishte përdhunuar e më pas kishte vendosur të ndërpriste lidhjet me të.

24 vjeçarja tashmë e ka hedhur ish-të fejuarin në gjyq dhe kërkon nga ai dëmshpërmblim.

“Edhe pse ndjeja për të, nuk doja raport seksual me dëshirë, kështu që ai më përdhunoi. Unë duhet të isha e virgjër për martesë, por nuk ndodhi kështu, edhe pse prisja që ai të vendoste për fejesë”- thotë ajo.

Mediat italiane shkruajnë se vajza është e martuar aktualisht me një tjetër burrë në vendlindje, në Shqipëri. /Blitz.al/

 

Shperndaje