Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shqiponja” tashmë jo vetëm simbol i shqiptarëve! Birra zvicerane e stampon atë në shishen e saj…

“Shqiponja” tashmë jo vetëm simbol i shqiptarëve! Birra zvicerane e stampon atë në shishen e saj…
June 28
11:48 2018

Simboli i shqiponjës me duar është bërë mjaft i famshëm tashmë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën që kur dy lojtarët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e bënë në fushë pasi shënuan gol kundër Serbisë. Pas tyre, shumë figura të njohura shqiptare dhe të huaj e kanë bërë të njëjtin gjest dhe kanë publikuar foto në rrjetet sociale.

Së fundmi, kompania zviceriane e birrës “Luzerner Bier” e ka vendosur dy duar në formën e shqiponjës në ambalazhin e shishes. Kjo birrë është gjithashtu sponsor i ekipit të Zvicrës gjatë këtij Kampionati Botëror

Sigurisht që për shqiptarët që jetojnë në Zvicër kjo do të bëhet birra e tyre e preferuar.

Kujtojmë se FIFA vendosi nga 10 mijë franga gjobë për futbollistët që festuan golat me këtë simboli, por kjo tashmë nuk ka rëndësi krahasuar me famën që mori gjesti. /Blitz.al/

Image result for luzerner bier eagle

 

Komento
Shperndaje