Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese! Shkencëtarët paralajmërojnë zhdukjen e bimës së kafesë

Shokuese! Shkencëtarët paralajmërojnë zhdukjen e bimës së kafesë
September 04
13:38 2016

Një raport i sapopublikuar nga “Instituti i Klimës” ka deklaruar se për shkak të ngrohjes globale në shifrat e tanishme, parashikohet që brenda vitit 2080 bima e kafesë të mos ekzistojë më.

Kjo sepse temperaturat do të jenë të papërshtatshme për pjekjen e farës së kafesë dhe toka do të bëhet e papërshtatshme për të rritur këtë lloj bime.

Në këto ritme, “Instituti i Klimës” ka deklaruar se gjysma e tokës në botë që përdoret nga fabrikat e kafesë nuk do të mund ta prodhojë këtë të fundit që brenda vitit 2050, ndërkohë që pjesa tjetër do të ketë mundësi të qëndrojë në prodhim edhe për 30 vite të tjera.

Nëse 2080-a ju duket një vit i largët, në fakt raporti thekson se ndryshimi në shijen dhe aromën e kafesë që ne konsumojmë tani do të vihet re shumë më shpejt se viti 2080 dhe kjo sërish për shkak të ngrohjes globale.

Gjithashtu ata kanë parashikuar që kafeja do të jetë më e shtrenjtë pasi do të jetë edhe më e vështirë për t’u prodhuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje