Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shkunden” themelet e kishës: Gati për t’u firmosur pakti për gjininë neutrale të Zotit!

“Shkunden” themelet e kishës: Gati për t’u firmosur pakti për gjininë neutrale të Zotit!
November 24
13:28 2017

Ka qenë pikërisht kisha e Suedisë që ka ndërmarrë një iniciativë shumë interesante, por që pritet të “shkundë” themelet mbi të cilat është ngritur kisha. Ekspertët janë duke menduar se ka ardhur momenti që Zoti të mos quhet më “ai” apo “zotëri”, pasi mundësia e gjinisë femërore të Zotit është një opsion i mundshëm.

Në këto rrethana është më mirë që Zotit të mund t’i referohemi pa stigmatizuar gjininë mashkullore apo femërore. Zoti mund të jetë thjesht “gender neutral” (pa gjini).

Kanë qenë Evangjelinët që e kanë nisur si fillim këtë ide për të ndërhyrë në Bibël e për të korrigjuar të gjitha referimet e Zotit si “Ai”.

Ende nuk ka një vendim final, sepse ky mendim ka hasur sigurisht kriticizëm nga persona të tjerë brenda kishës të cilët mendojnë se kjo lëvizje do të bëhet shkas për një debat të gjera brenda fesë së tyre, çka është i panevojshëm për momentin. Ndoshta në një moment të dytë kur gjërat mund të jenë më të qeta në botë, mund të diskutohet me qetësi ky mendim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje