Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkon te dentisti për të hequr 4 dhëmbë. Përjeton një horror si në filma

May 06
18:03 2016

Si do të vepronit nëse një ditë do të shkonit te dentisti dhe do ta gjenit veten pa dhëmbë dhe pa rroba?

Pikërisht kjo gjë i ka ndodhur Donny Grigsby-t, një banor i Indianas, i cili shkoi te dentisti për të hequr 4 dhëmbë, por pasi i doli anestezia, ai pa se jo vetëm i mungonin të gjithë dhëmbët, por edhe rrobat.

“Ai ishte vendosur në një koma në kushte mjekësore dhe më pas ishte lënë aty teksa qante, i mbuluar i tëri me gjak”, – deklaron bashkëshortja e tij, Amanda Grigsby.

I pyetur për atë që kishte kaluar, vetë “protagonisti” i ngjarjes tregon: “Jam i turpëruar sepse nuk kam më dhëmbë në gojë dhe u zgjova pa rroba. Dua thjesht dhëmbët e mi në gojë dhe kaq”.

Sipas dentistëve dhe kirurgëve të klinikës, Donny kishte një infeksion që i rrezikonte jo vetëm gojën, por edhe organizmin, prandaj iu desh t’ia hiqnin të gjithë dhëmbët. “Ne i paralajmërojmë të gjithë pacientët tanë rreth asaj që do të kryejmë dhe Grigsby ishte lajmëruar për një gjë të tillë”, – shprehen drejtuesit e klinikës dentare.

Por, çifti nuk e ka lënë me kaq këtë histori, pasi ata kanë paditur klinikës në gjykatën e rajonit të Indianas.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje