Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtari 102-vjeçar më i vjetër në botë fiton betejën për punën

Shkencëtari 102-vjeçar më i vjetër në botë fiton betejën për punën
December 21
10:42 2016

Një shkencëtar 102-vjeçar ka fituar betejën me shtetin për të vazhduar punën në një kampus universiteti në Australi.

David Goodall është urdhëruar të punojë nga shtëpia vitin e kaluar pasi ka punuar në Universitetin e Edit Cowan, sepse për shkak të moshës mund të rrezikojë jetën duke shkuar në punë.

Por tashmë, David ka fituar betejën me universitetin dhe ata i kanë gjetur një zyrë në kampusin aty afër, ku ai do të vijojë të punojë pas 70 viteve punë dhe 100 projekteve kërkimore.

“Shpresoj të vijoj me projektet e mia kërkimore akoma, për aq sa sytë më lejojnë”,- tha ai në një intervistë për ABC.

Goodall është shkencëtari më i vjetër në botë.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje