Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkencëtarët në Indi hedhin poshtë punën e Ajnshtajnit dhe Njutonit

Shkencëtarët në Indi hedhin poshtë punën e Ajnshtajnit dhe Njutonit
January 08
19:41 2019

Në kongresin vjetor të Shkencave Indiane, disa shkencëtarë kanë pohuar se studimi i qelizae staminale është shpikur nga Hindutë e lashtë, duke hedhur poshtë gjetjet e Isaac Newton dhe Albert Ajnshtajn.

Sipas tyre studimi i qelizave burimore është zbuluar në Indi mijëra vite më parë dhe Newton dhe Ajnshtajn ishin të dy gabim.

“Newton dështoi të kuptojë forcat gravitacionale dhe teoritë e Ajnshtajnit ishin mashtruese, kështu që valët e gravitetit duhet të quhen Narendra Modi Waves”.- kanë thënë shkencëtarët indianë.

Pretendimet e tilla zakonisht kthene në një të kaluar imagjinare të lavdishme për Hindutë, nëpërmjet të cilës forcon nacionalizmin fetar.  E përzjerja e fesë me mitologjinë bëhet për të forcuar hinduizmin politik dhe nacionalizmin.

India ka një marrëdhënie të përzierë me shkencën dhe gjithashtu ka një traditë të zëvendësimit të shkencës me mite.

Edhe disa vite më parë, u fol se kirurgjia kozmetike ishte praktikuar në Indi mijëra vite më parë dhe nuk ishte shpikur në këtë shekullin e  fundit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje