Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkenca gjeti përgjigjen: Të rinjtë sot zgjedhin të bëjnë punën që duan dhe të paguhen më pak!

Shkenca gjeti përgjigjen: Të rinjtë sot zgjedhin të bëjnë punën që duan dhe të paguhen më pak!
April 29
14:11 2018

 

Mes brezit të vjetër dhe brezit të sotëm të ri është zhvilluar gjithmonë debati nëse duan ta bëjnë një punë sepse e duan apo sepse duan të fitojnë më shumë para.

Prandaj edhe të gjithë ne kemi debatuar të paktën një herë me prindërit për shkollën dhe profesionin që donim të zgjidhnim… sepse të parët kishin alternativa si mjekësia, juridiku apo ekonomia për shkak të pagave kurse “fëmijët” të tjera alternative.

Sipas “INC.” ky është një debat që është shfaqur pas fillimit të mijëvjeçarit të dytë, kur të rinjtë morën në dorë zgjedhjet e tyre dhe nuk i linin në dorën e brezit të kaluar.

Studimi i kryer nga Intelligence Group ka treguar se 64% e të rinjve janë shprehur se më mirë fitojnë 40.000$ në vit me punën që duan sesa 100.000$ me një punë që e mendojnë të mërzitshme.

Autori i librit, “Start With Why”, Simon Sinek shprehet në veprën e tij se shanset e të rinjve sot janë aq të larmishme sa mundësia për të fituar edhe më një punë që dikur shihej thjesht pasion, janë të mëdha.

Sinek shprehet se të rinjtë sot kanë një cilësi që më parë të rinjtë nuk e kishin: Durimi!

Sot, ata mund të presin edhe 10 vite punë në një profesion me të ardhura të ulëta që më pas të kenë një punë me të ardhura shumë herë më të mëdha se profesionet, dikur të cilësuara si më të paguarat.

Në vendin tonë kjo është më e dukshme, duke qenë se sistemi i pagave dhe i profesioneve është mjaftueshëm i ngatërruar sa të mos kesh fare durim për të pritur rritjen e rrogës apo në detyrë.

Siç e përmendëm më lart, në Shqipëri degët e Universiteteve më të frekuentuar janë Juridiku, Ekonomi-Financa dhe Mjekësia. Kjo për shkak se profesionet që dalin nga këto tre fakultete janë konsideruar si më të paguara. Por kjo nuk është më! Mbipopullimi i  tregut me këto profesione ka ulur pagat e si rrjedhojë kemi shumë “x/y/z” profesione dhe një pagesë më të ulët.

Kur në të gjithë globit, sidomos në Perëndim, larmishmëria e profesioneve që ofrohen nga fakultete janë shumëfishuar duke u përshtatur me tregun, në Shqipëri sërish duhet të kalosh në një filtër të përgjithshëm e aspak specifik.

Prandaj, bashkëmoshatarët tanë po e vënë më shumë fokusin në lumturinë në punë dhe të bërit e asaj që i bën ata të lumtur në këmbim të një page relativisht të ulët sesa një punë me një pagë relativisht të madhe dhe në fund të ditës të duan ta kenë nesër pushim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje