Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shifra shqetësuese: Shqiptarët kalojnë kaq vite në “dembelizëm”

Shifra shqetësuese: Shqiptarët kalojnë kaq vite në “dembelizëm”
April 03
14:57 2019

Banka Botërore në Raportin e rregullt Ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor ka prezantuar disa tregues, që ndër të tjera tregojnë raportin e qytetarëve të këtyre vendeve me punën.

Kështu, për Shqipërinë shifrat tregojnë se një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) harxhon në dembelizëm 20-30 vite të jetës së tij. Banka ka vënë re se në vendin tonë por edhe në rajon, njerëzit në moshë pune preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha vërtetë të gjata kohe. Edhe pse vitet e fundit pjesa e njerëzve që nuk dëshirojnë të punojnë ka rënë, gjithsesi ajo mbetet shumë e lartë. Madje, në vende si Kosova, papunësia raportohet në rënie pikërisht për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë dhe për rrjedhojë as nuk raportohen si të papunë.

Si për ironi, tregjet e punës në Ballkan përballen me mungesa. Kosova dhe Serbia kanë raportuar mungesa në sektorin e IT, ndërsa në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Maqedoninë Veriore ka mungesë mjekësh. Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është përkeqësuar nga emigrimi i vazhdueshëm i njerëzve me arsim të lartë. Potenciali i emigrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë. Gjermania mbetet vendi më i madh i destinacionit të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor, duke tërhequr njerëz të diplomuar nga i gjithë rajoni.

Ekspertët e Bankës Botërore lajmërojnë se shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më të mirë përgatitura për të shfrytëzuar mundësinë që vijnë nga ndryshimet e shpejta në teknologji dhe për të krijuar ekonomi dinamike, ku të rinjtë të kenë sukses dhe të realizojnë aspiratat e tyre. /Blitz.al/

Burimi: Monitor.

Share