Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shfaqet njeriu i parë “transhuman” – ka qindra linja energjie elektrike në trup!

Shfaqet njeriu i parë “transhuman” – ka qindra linja energjie elektrike në trup!
April 26
19:41 2018

 

Mund të kemi parë mjaft njerëz të ndryshëm që i janë nënshtruar operacioneve plastike për të ngjasuar me macet, me reptilët apo për t’u shndërruar në qenie hibride.

Ama, rasti i Russ Foxx nuk është parë ndonjëherë nga mjekët apo studiuesit.

I riu ka kryer  mbi 100 modifikime në trupin e tij, nga telat e elektrecitetit në trup e deri te çelësat në duar që lejojnë kalimin e rrymës elektrike në trup e deri te brirët.

Ai e quan veten “transhumanist” pasi do ta identifikojë veten si njeriu i parë i ndërthurur me teknologjinë.

Në moshën 18 vjeçare ai vendosi mbi 50 piercings, kurse tani ka kryer edhe modifikime në kokë, duke vendosur brirë dhe tatuazhe nga më të ndryshmet.

“Jam gjithmonë duke u përditësuar me shpikjet më të fundit” ,- shprehet Foxx. “Që kur u rrita, mësova të modifikohem akoma dhe më tej psh, mund të hap derën kryesore të shtëpisë me një pajisje të vënë në dorën e djathtë”

Energjia elektrike që kërkohet në këtë rast prodhohet nga bashkimi i gjakur dhe i oksigjenit me ndihmën e një pajisjeje të vendosur brenda trupit të tij.

“Unë nuk detyroj askënd të më pëlqejë mua apo modifikimet e mia, por nëse keni pyetje, jeni të lirë të m’i bëni”, – ka thënë Russ. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje