Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA – Shkaktuan vdekjen e 6 fëmijëve. “Ikea” tërheq 29 milionë rafte nga tregu

SHBA – Shkaktuan vdekjen e 6 fëmijëve. “Ikea” tërheq 29 milionë rafte nga tregu
June 29
18:08 2016

Grupi “Ikea” ka vendosur të tërheqë nga tregu amerikan miliona rafte rrobash “Malm”, pas një sërë incidentesh që kanë shkaktuar vdekjen e 6 fëmijëve të vegjël.

Fëmija i parë e ka humbur jetën 27 vite më parë, të tjerë mes viteve 2002 – 2016.

Këto tipe raftesh, nëse nuk janë të fiksuara mirë në mur, mund të humbin ekuilibrin e të bien në momentin që kërkon të fusësh apo të nxjerrësh diçka prej tyre.

“Vdekja e fundit tragjike e një fëmije na bën të deklarojmë sot tërheqjen e rafteve nga tregu. Është e qartë që ka ende produkte jo të sigurta në shtëpitë e klientëve ndaj kjo masë që po marrim është hapi i duhur”, – shkruan kompania në një komunikatë për “CNN”.

Në site-n zyrtar, Ikea.us është publikuar ftesa për të kthyer mbrapsht produktet ose për të marrë si alternativë mjetet për fiksimin e rafteve në mur.

Pavarësisht këtij hapi të hedhur nga kompania, presidenti i “Ikea USA”, Lars Petersson, ka dashur të theksojë faktin se në udhëzimet e përdorimit ka qenë gjithmonë e shkruar se raftet duheshin fiksuar.

Ikea1111

Komento
Etiketimet
Shperndaje