Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, gjeniu 12-vjeçar do të studiojë në universitet

SHBA, gjeniu 12-vjeçar do të studiojë në universitet
May 24
22:11 2016

Këndon, ka një profil personal në Facebook, luan me motrën e tij… pra le të themi është një fëmijë normal. Në fakt, 12-vjeçari Tanishq Abraham i cili jeton në Sacramento, California, po i mahnit të gjithë.

Amerikani me origjinë egjiptiane, pavarësisht moshës shumë të vogël është pranuar nga Universiteti i California-s dhe do të studiojë inxhinieri biomjekësore.

“Jam shumë i lumtur për lajmin që mora. E prisja prej kohësh këtë moment dhe mezi po pres të filloj!” – shprehet Abraham, i cili me aftësitë që ka treguar deri më sot do të bënte xheloz edhe vet Ajnshtajnin.

12-vjeçari që mbledh dhe i përpunon të dhënat e shifrat matematikore si të ishte duke luajtur me lodra, ka marrë vëmendjen e shumë studiuesve anembanë botws.

“Kur të rritem dua të bëhem mjek, ose shkencëtar.” – shprehet djaloshi. Pra, si të gjithë fëmijët e tjerë, le të themi.

Shperndaje