Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA, gati misioni i parë hapësinor privat drejt Hënës

SHBA, gati misioni i parë hapësinor privat drejt Hënës
June 06
20:21 2016

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të aprovohet misioni i parë privat drejt Hënës, i pari jo i financuar nga shteti për të shkuar përtej orbitës së Tokës.
Këtë e shkruan “Wall Street Journal”, që citon burime ende anonime nga NASA.

Brenda vitit që vjen, kompania jo shumë e njohur “Moon Express”, e cila merret me anijet e hapësirës, do të dërgojë një kompjuter të aftë për të marrë informacione nga sateliti.

Ky vendim do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm nga këndvështrimi ligjor, duke u bazuar në rregullat dhe ligjet për hapësirën.
Licenca për lëshimin pritet të aprovohet në muajt që vijojnë dhe do të jetë e vlefshme duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2017.
Pavarësisht këtyre, ka ende limite teknike, mbi të gjitha të lidhura me raketën me të cilën “Moon Express” kërkon të dërgojë ekuipazhin: ajo nuk është testuar kurrë.

“Federal Aviation Administration” është gati të japë lejen për një fluturim të tillë dhe sipas asaj që thotë një zëdhënës, është e gatshme të ndihmojë në krijimin e kushteve të nevojshme për rritjen e numrit të kompanive që duan të punojnë në hapësirë.

Etiketimet
Shperndaje