Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

SHBA – Betejë mes 7 superkompjuterave! 2 milionë dollarë për fituesin

SHBA – Betejë mes 7 superkompjuterave! 2 milionë dollarë për fituesin
July 19
18:27 2016

Mund të cilësohet një përballje titanësh ajo që ka krijuar “Darpa”, krahu teknologjik i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 4 gusht, 7 superkompjutera do të sfidojnë njëri-tjetrin, ku secili do të kërkojë të sulmojë të tjerët, duke mbrojtur veten njëkohësisht.

Grupi që do të krijojë “hacker”-in virtual më të mirë do të përfitojë 2 milionë dollarë.

Kjo sfidë ka si qëllim të zhvillojë inteligjencën artificiale në mënyrë që në pak sekonda të zbulohen problemet në sistemet informatike, të cilat do të kërkonin rreth 312 ditë po të kërkoheshin nga njerëzit.

“Ajo që shpresojmë të shohim është prova se komplet cikli i sigurisë mund të automatizohet”, – shprehet njëri ndër ekspertët.

Grupeve pjesëmarrëse në finale u janë  dhënë 750 mijë dollarë dhe leja për të hyrë në një nga kompjuterët e departamentit të mbrojtjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje