Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selfie? Më mirë thoni “jo””

Selfie? Më mirë thoni “jo””
May 21
20:43 2016

Nëse jeni fans apo admirues i “selfie”-ve të Instragram-it apo Snapchat-it, atëherë ky studim do t’ju bëjë të ndryshoni mendje.

Universiteti i Torontos ka kryer një studim, duke mbledhur 198 studente, 100 prej të cilëve ishin të apasionuar pas “selfie”-ve, kurse 98 të tjerët nuk ishin dhe aq të tërhequr nga këto foto.

Të gjithëve iu bënë dy lloje fotosh, një “selfie” dhe një foto normale, kurse vlerësimin për këto foto, të dy grupet do ta merrnin dhe do ta jepnin nga grupi tjetër.

Dhe fotot normale ishin më të vlerësuara  nga grupi i jashtëm sesa “selfie-“t, kurse brenda grupit vlerësoheshin më shumë “selfie”-t.

Kjo ka bërë që studiuesit të dalin në përfundimin se bërja e “selfie”-ve jo vetëm që nuk të ndihmon apo të nxjerr më të bukur, por të dëmton rëndë pasi krijon idenë se je më i/e bukur se je ç’je në të vërtetë. Pra, ndjenja e narcizmit rritet çdo ditë deri sa bëhet mbizotëruese.

Prandaj është më mirë sikur t’i thoshit “mirupafshim!” postimeve të shpeshta në Snapchat, Instagram apo Facebook.

Komento
Etiketimet
Shperndaje