Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seksi dhe ngjyra e flokëve: Ja cila është lidhja “e fshehtë” mes tyre

Seksi dhe ngjyra e flokëve: Ja cila është lidhja “e fshehtë” mes tyre
July 07
21:39 2016

Kjo gjë do t’ju habisë, por është e vërtetë!

Në vitin 2015, “SKYN Condoms” kreu një sondazh rreth seksit duke intervistuar 5117 persona, femra e meshkuj seksualisht aktivë, të moshës 18-34 vjeç, të cilët kishin të gjitha ngjyrat e njohura të flokëve.

Ky studim vë në pah faktin se si zakonet seksuale janë të ngjashme te personat me të njëjtën ngjyrë flokësh.

Jeta seksuale e njerëzve ndryshon shpesh. Ka persona që pëlqejnë gjërat e zakonshme, ka të tjerë që duan të eksperimentojnë.
Sipas studimit, 20% e personave me flokë të kuq pëlqejnë lojërat e tipit “Mister Gray”, kundrejt 14% të atyre biondë, 12% të atyre me ngjyrë kafe dhe 8% të atyre me flokë të zinj.

Fantazia në marrëdhëniet seksuale shprehet edhe duke ndryshuar vendet. Në këtë aspekt, janë biondët më të mirët, prej të cilëve 80% ka bërë seks në dush ose në vaskë, 51% në ambient të hapur, 43% në sauna, 37% në një festë dhe 27% ka shfrytëzuar romanticitetin e plazhit.

Gjithashtu, nga studimi zbulohet se si personat me flokë të zinj marrin iniciativën më shumë sesa ata me flokë kaf. Rreth 65% të “kokave të zeza” u pëlqen seksi i rastësishëm, aventurat e një nate të vetme, kundrejt 59% të flokëve kaf. Këtu as biondët nuk mbeten prapa, me 61% kundrejt 57% të kokëkuqëve.

Një tjetër informacion interesant ka të bëjë me site-t e takimeve online.
21% e njerëzve me flokë të zinj e pëlqejnë këtë formë takimi, ndërsa biondët me vetëm 17%.

E pra, seksualiteti i njerëzve është i bukur pikërisht sepse ndryshon nga njëri te tjetri, ashtu si edhe ngjyra e flokëve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje