Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Seks gjatë fluturimeve? Jua mundëson “Love Cloud”…

Seks gjatë fluturimeve? Jua mundëson “Love Cloud”…
August 02
17:25 2016

Seksi në avion është një nga fantazitë më të njohura të njerëzve, të cilën vetëm pak kanë arritur ta realizojnë: konkretisht 17% e pasagjerëve dhe 14% e personelit të avionëve, sipas të dhënave të publikuara nga jetcost.it.

Sot kjo fantazi mund të realizohet nga të gjithë. Kompania ajrore “Love Cloud” ka ngritur shërbimin privat të fluturimeve nga Las Vegasi në bordin e një avioni Cessna 421 Golden Eagle, të kompletuar me krevat, me ndriçim të lehtë dhe muzikë e cila zgjidhet nga vetë pasagjerët. Në momentin e zbritjes në tokë, çifti merr një certifikatë dhe mund të bëjë një foto krah avionit për ta pasur kujtim.

Të gjitha këto mund të realizohen me oferta të 3 niveleve: Silver (40 minuta udhëtim për 799 dollarë), Gold (1 orë udhëtim për 999 dollarë), Platinum (1 orë e gjysmë udhëtim për 1399 dollarë).

Nëse dëshironi shërbim ekstra, për 299 dollarë siguroni transportin nga hoteli, me limuzinë, trëndafila dhe një shishe shampanjë. /Blitz.al/

Shperndaje