Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët dhe çarçafët?

Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët dhe çarçafët?
March 20
14:31 2016

Ndoshta nuk jeni duke i larë aq shpesh sa duhet peshqirët dhe çarçafët. Ja si duhet të veproni.

Le të fillojmë me pyetjen se sa shpesh duhet të lani peshqirin, sepse nuk është një përgjigje aq e thjeshtë. Në përgjithësi, peshqiri hidhet për të larë pasi është përdorur tri herë. Është e rëndësishme të kuptoni se po flasim për numrin e herëve që duhet të përdoret, jo ditëve; disa njerëz bëjnë dush më shumë se një herë në ditë ndërsa të tjerë ndoshta dhe jo përditë. Kështu që përdorimi tri herë i një peshqiri është këshillë e mirë.  Ka edhe disa faktorë që duhen marrë në konsideratë: sa shpesh i lani rrobat në shtëpinë tuaj dhe sa  të lagësht e keni shtëpinë. Në një mjedis të lagësht koha e tharjes është më e gjatë, çfarë do të thotë që  peshqiri duhet të lahet më shpesh pasi lagështia sjell bakteret.

Po për çarçafët ç’mund të themi?

Një herë në javë: ideale.

Një herë në dy javë: krejtësisht e pranueshme.

Një herë në muaj: Kjo është e bukura. Jo mirë. Thjesht mirë.

Çdo gjashtë javë: e guximshme.

Ka edhe disa faktorë të tjerë që merren në konsideratë:

A flini lakuriq?

A flini vetëm?

Bëni dush para se të shkoni në shtrat?

Sa shpesh shkoni në lavanderi?

A keni qenë i sëmurë kohët e fundit?

Sa komplete çarçafësh  keni?

A hani biskota në shtrat?

A jeni të prirur për djersitje natën?

A flini në shtëpi çdo natë?

A keni shumë partnerë seksualë, që doni që mos ta marrin vesh për njëri-tjetrin?

Përse u referohemi këtyre pyetjeve? Ndoshta nuk e vini re, por rrobat tuaja pas një farë kohe mbajnë erë, pavarësisht nëse e dalloni apo jo. Djersitja është faktori kryesor apo edhe lëkura juaj.  Nëse keni një lëkurë të ndjeshme ose puçrra në fytyrë, duhet që t’i lani shumë më shpesh çarçafët tuaj. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për këllëfët nëse keni qenë të sëmurë. Duhet t’i keni parasysh rastet e mësipërme dhe t’i pastroni çarçafët apo peshqirët mbi një bazë të rregullt. Mendojeni edhe kështu, në mbrëmje të duket parajsë të shtrihesh mbi çarçafë të pastër, madje edhe gjumi bëhet më i qetë.