Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa gjëra mund të arrini të bëni sa jeni ende në kohë?

Sa gjëra mund të arrini të bëni sa jeni ende në kohë?
April 03
15:28 2016

Je 21 vjeç, i pandalshëm dhe ndihesh sikur je duke kapur qiellin me dorë. Por të bësh  çfarë të duash nuk zgjat për një kohë të gjatë. Mbetesh me të tilla mendime, i pathyeshëm derisa mbush 23 vjeç dhe kupton se ke hyrë në një botë tjetër, në botën e vërtetë.

Nëse jeni ende në kolegj, ja ku po ju paraqesim një listë me gjërat që mund t’i bëni ende, sa keni kohë.

Ti mundesh:

  1. Të çosh rroba të palara në shtëpinë e prindërve

Edhe nëse studioni në një shtet apo qytet tjetër, mund të paketoni të gjitha rrobat e palara që ju janë grumbulluar dhe t’i çoni mbrapsht në shtëpinë e prindërve gjatë vizitave tuaja të rastit. Prindërit tuaj do jenë të lumtur pavarësisht faktit se fëmija i tyre i vogël tashmë jeton larg. Nëse nisni punë, menjëherë ju mohohet mundësia e të çuarit të rrobave në shtëpi.

  1. Të pish në gota plastike

Gëzojuni faktit, për sa kohë zgjat. Pasi fillon të punosh çuditërisht fillon u shmangesh pijeve që shërbehen në plastikë. Thjesht kushtojnë!

  1. Të kesh të paktën 5 dollarë në kutinë tënde të kursimit

Keni shpenzimet për shkollën dhe shpenzimet personale larg nga shtëpia. Shumica e studentëve të universitetit kanë të ardhura shumë të kufizuara përmes vendeve të punës me kohë të pjesshme dhe faturat e shtrenjta nuk i lejojnë për të kursyer më shumë. Por kur je një i rritur i përgjegjshëm dhe ke vetëm 5 dollarë kursime ndihesh keq sepse dukesh keq, sidomos për qiradhënësit tuaj dhe bankën për kërkesat e kredisë.

  1. Të bësh tri orë gjumë pas ngrënies së drekës, e theksojmë, çdo pasdite

Keni bërë mësim gjithë paraditen dhe mund të drejtohesh pa pikë pendese drejt dhomës së gjumit. Madje askush nuk do t’ju bezdisë në lidhje me këtë kur je në kolegj. Bota e korporatave nuk lejon gjumin dhe puna nuk jua toleron një krevat të ngrohtë.

Edhe nëse tenton ti, të lë puna.

  1. Të braktisësh orët

Askush nuk do të vrapojë pas në qoftë se braktis një apo dhe dy orë mësimi në kolegj. Mund të kesh dhimbje koke, të mos kesh përfunduar një detyrë, të jesh pak i mërzitur ose thjesht nuk të bëhet mësim një ditë. Dhuroja një ditë vetes. Më vonë nuk e bën dot sepse nëse e lë punën qoftë edhe një orë, shefi të heq vizën.

  1. Të vishesh si të duash

Profesorin nuk e bezdis fakti nëse shkon edhe me pizhama në mësim. Në botën profesionale të vishesh serioz, me kollare ose me këmisha e funde është domosdoshmëri. Duhet zbatuar ai që gjithandej quhet “kodi i veshjes” ndryshe askush s’të merr seriozisht.

Komento
Etiketimet
Shperndaje