Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rusia i “shpall” luftë site-ve pornografike

Rusia i “shpall” luftë site-ve pornografike
September 15
20:42 2016

Rusia tashmë ka nisur një luftë të re të ftohtë, por kësaj here jo me një shtet perendimor apo me SHBA-në.

Entiteti kryesor rus që merret me çensurat në teknologjinë e informacionit apo në komunikimin masiv, Roskomnadzor ka mbyllur site-t e PornHub dhe YouPorn, dy nga site-t më të mëdha pornografike në botë.
Ajo e arsyeton vendimin e saj me pretekstin që do të nxisë njerëzit të dalin jashtë dhe të krijojnë marrëdhënie të reja.

Roskomnadzor, apo i njohur si Shërbimi Federal për Mbikqyrjen e Komunikimit, Teknologjisë së Informacionit dhe medias masive, është kundërshtuar në rrjetet sociale nga shumë përdorues, njëri prej të cilëve shkruan në Twitter: “I dashur Roskomnadzor, nëse ju mbyllni këto site, të paktën jepni një tjetër alternativë”.

Nuk ka munguar, sigurisht, përgjigja e Agjencisë, e cila është përgjigjur: “E dashur Lyolya, si alternativë mund të konsideroni daljen apo takimin me një njeri!”.

Përpos kritikave apo kerkesave për të rikthyer këto faqe në përdorim, ka dhe nga ato persona të cilët janë pro mbylljes së PornHub dhe YouPorn.
“Pasi faqet pornografike u mbyllën, unë mora këshillën e Roskomnadzor. Do të martohemi së shpejti!”, – shkruan një përdorues në Twitter.

Mbyllja e faqeve pornografike është një tjetër politikë e ndjekur nga qeveria ruse për të ndryshuar demografinë dhe strukturën e popullësisë së Rusisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje