Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rusi që braktisi avokatinë, tani jeton me lepurin dhe 4.500 libra

Rusi që braktisi avokatinë, tani jeton me lepurin dhe 4.500 libra
March 15
12:41 2017

3 vjet më parë, Yury Alekseyev u mërzit me muret e apartamentit të tij në Moskë dhe punën e përditshme në një firmë avokatie dhe filloi të mendonte se si të ndërtonte një shtëpi të re.

Yury mori një lopatë dhe braktisi karrierën e tij, duke u drejtuar 60 km në verilindje të Moskës.

Aty piketoi një vend në pyll dhe filloi të ndërtonte një vend nëntokë për të jetuar.

Tani ai njihet si “rusi eremit”.

Alekseyev nuk jeton në fakt si eremit. Ai mban një lepur me emrin Petrushka, me të cilin ndan ushqimin, bizelet dhe salcën e sojës.

Miqtë e tij ose njerëz të huaj kalojnë aty për të shkëmbyer ndonjë libër nga libraria e tij 42-vjeçare, në të cilën ai ka më tepër se 4.500 libra.

Disa i çojnë ushqim ose gaz. Disa të tjerë i paguajnë faturat e internetit.

Ai ka një kompjuter, një telefon celular, një iPad dhe mijëra ndjekës në rrjete sociale përmes blogut të tij personal.

Nuk ka ndërmend t’i kthehet jetës së mëparshme. Jeta në Rusi nën presidentin rus Vladimir Putin e ka zhgënjyer atë.

“Putin dhe ekipi i tij kriminal kanë shkatërruar gjithçka dhe çdo lloj alternative të mundshme politike”,- tha ai.

Ai ka shpresa për një politikan, Alexei Navalny, një aktivist antikorrupsion, i cili ka thënë se dëshiron të kandidojë për presidencën vitin e ardhshëm.

Por megjithatë, edhe nëse ai fiton, Yury nuk ka ndërmend ta braktisë jetën e tij i veçuar nga bota. /Blitz.al/

 

Share