Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Restoranti ku mund të shkoni të zhveshur, ju përjashton nëse…

Restoranti ku mund të shkoni të zhveshur, ju përjashton nëse…
June 13
16:08 2016

Në Londër, përpara pak kohësh, u hap një restorant i cili lejonte vetëm njerëzit që nuk kishin asnjë kompleks me trupin e tyre pasi duhej të ishin të zhveshur për të darkuar aty. Por së fundmi duket se Londra nuk është i vetmi vend që ka mirëpritur këtë lloj të ri restoranti, pasi një i ngjashëm është inauguruar edhe në Japoni.

Në Tokio, një restorant i quajtur “The Amrita”, edhe pse ka si rregull që të gjithë të vijnë të zhveshur për të konsumuar vaktin që ata dëshirojnë, ka vendosur disa rregulla përjashtuese për disa kategori të caktuara. Që pa filluar mirë aktivitetin këto rregulla kanë bërë që një pjesë e mirë e njerëzve të reagojnë kundër nëpër rrjete sociale, duke i quajtur pronarët e lokalit si diskriminues dhe tepër paradoksalë, pasi në një vend ku supozohet që lirshmëria të shkojë deri aty sa të gjithë të qëndrojnë lakuriq nuk duhet të ketë limite të tjera që janë të imponuara nga disa norma sociale.

Tri nga rregullat përjashtuese janë:

-Askush që peshon mbi 15 kg nga pesha normale nuk do të lejohet të hyjë në restorant dhe për këtë një personel i specifikuar do të qëndrojë te dera për të kryer matjet e nevojshme.

-Nuk lejohet asnjë kontakt fizik midis njerëzve, edhe nëse këta të fundit janë çift, sepse do të interpretohet te të tjerët si shfaqje seksi, çka nuk është e lejueshme në publik.

-Nuk lejohet asnjë aparat celular apo fotografik, madje këto të fundit do të mblidhen nga personeli që në hyrje të restorantit.

Nuk dihet ende nëse ky restorant do të ketë aq shumë sukses pas gjithë zhurmës që është bërë në rrjete sociale por ajo çka do të ndodhë me siguri është se gjithë ky debat do të shtojë kuriozitetin për ta vizituar të paktën një herë këtë vend.

 

Shperndaje