Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raporti i NASA-s: “Toka në errësirë që nga 15 nëntori deri më 29 nëntor”

Raporti i NASA-s: “Toka në errësirë që nga 15 nëntori deri më 29 nëntor”
October 25
17:43 2016

I mbani mend teoritë konspirative të nëntorit të kaluar lidhur me errësirën totale që do të “mbulonte” Tokën.

Këto teori janë kthyer sërish ditët sotme, por ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë NASA e ka konfirmuar informacionin. Bëhet fjalë për një raport të konfirmuar dhe prezantuar nga Charles Bolden, administrator  i Agjencisë Hapësinore Amerikane.

Sipas këtij raporti, anomalia do të nisë në orën 3:00 të mëngjesit të datës 15 nëntor dhe do të përfundojë në 4:45 të datës 29 nëntor. Jupiteri dhe Venusi (Afërdita) do të afrohen së bashku pranë Diellit e nga bashkëveprimi i yllit me dy planetët do të çlirohet një sasi heliumi që do të shkaktojë shpërthime në Diell e si pasojë ai do të kthehet në një yll të kaltër. Kjo do të thotë errësirë totale në Tokë, sepse rrezet e Diellit nuk do të jenë më të bardha, por ngjyrë tjetër, pra atmosfera nuk do të ketë mundësi ta përhapë.

Kjo anomali do të zgjasë 14 ditë dhe përveç temperaturës që do të rritet plot 6-8 gradë Celsius, gjatë fenomenit asgjë “e pazakontë” nuk do të ndodhë me planetin tonë.

Pas 14 ditëve, Dielli do të marrë ngjyrën normale e çdo gjë do të kthehet në normalitet.

Gjithsesi, vërtetësia e kësaj pritet të shihet në javët në vazhdim. Mos u panikosni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje