Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëndrimi ulur ju çon drejt vdekjes

Qëndrimi ulur ju çon drejt vdekjes
March 28
10:06 2016

Qëndrimi ulur bën mirë apo keq? Sipas një studimi të fundit, ndoshta duhet të çoheni nga shtrati dhe t’ i thoni botës mirëmëngjesi më shpesh.

Është koha që ta shtoni në listën “mami im ma ka thënë gjithnjë dhe ka pasur të drejtë” faktin që nuk duhet të qëndroni për shumë gjatë ulur, sepse sipas një studimi  ka rezultuar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm.  Me të vërtetë ashtu është! Aq sa joshëse mund t’ ju duket të rrini kot dhe ngrohtë në shtratin tuaj pas një dite të lodhshme pune (ose të rrini ulur në karrige), lidhja midis sjelljes sedentare dhe rreziqeve shëndetësore është e mirëvendosur. Në të kaluarën, qëndrimi ulur të shpërblehej me një dhimbje shpine, tension të lartë dhe një numër të shqetësimeve të tjera shëndetësore  dhe sipas një studimi të fundit ndonjëherë edhe me vdekje.

Studiuesit në shkollën e mjekësisë në Universitetin e Sao Paulon bënë një krahasim në  normat e vdekshmërisë në 54 vende të botës ku qytetarët rrinë ulur dhe u zbulua se qëndrimi i tillë për një kohë të zgjatur përbënte 3.8 % të të gjitha vdekjeve.

Sipas analizës së tyre, duke qëndruar ulur vetëm 30 minuta në ditë mund të ketë një “ndikim të menjëhershëm” në vdekshmërinë dhe ndryshimet e mëdha mund të përmirësojnë normat e vdekshmërisë edhe më shumë. Në dekadat e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz i kalojnë orët ulur në karrige, për shkak të punës apo shkollës, madje edhe kur kthehen në shtëpi. Lajmi i mirë është se reduktimi i kohës suaj të qëndrimit ulur ju jep avantazhin e të shijuarit gjëra të tjera. Kur nuk jeni të lidhur më “me zinxhir” pas karriges sigurisht që do të jeni aktiv diku tjetër. Edhe pse nuk e përballoni dot qëndrimin në këmbë në tavolinë, ka mënyra të tjera për ta evituar qëndrimin ulur. Ngrihuni shpesh dhe bëni një shëtitje pasi qëndrimi për një kohë të gjatë ju vë në gjumë gjithë  muskujt.

Komento
Shperndaje