Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Publikohet imazhi që tregon si duken muskujt e gjirit dhe gjendrat e qumështit brenda trupit të një femre, njerëzit u tmerruan dhe mrekulluan në të njejtën kohë

Publikohet imazhi që tregon si duken muskujt e gjirit dhe gjendrat e qumështit brenda trupit të një femre, njerëzit u tmerruan  dhe mrekulluan në të njejtën kohë
April 25
20:27 2019

Kjo fotografi që tregon se si duket sistemi i muskujve të gjirit të femrës i ka lënë përdoruesit e mediave sociale të tronditur e të tmerruar.

Më 21 prill, përdoruesi i Twitter @lemonadead ndau një imazh real të asaj që duket brenda trupit të një gruaje, në mënyrë specifike: muskujt dhe sistemet e gjëndrave të qumështit në gji.

Imazhi u bë virale shumë shpejt në rrjete sociale me 119.000 pëlqime dhe 39.000 shperndarje, ndërsa komentuesit shprehën të habitur që nuk e dinin më parë se si  dukeshin gjinjtë e një gruaje nga brenda.

Fotoja, origjinë të cilës nuk dihet, tregon sistemin e muskujve të femrës nga pjesa e sipërme e barkut deri në fund të qafës.

Në foto shfaqen muskujt të kuq të shtrirë mbi stomak, gjoks dhe shpatulla, ku në qendër të çdo gjiri është një strukturë e komplikuar e bërë nga kanalet e qumështit, që shfaqet në copa të shpërndara që e bëjnë atë të duket si një lule.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjete sociale, të cilët pohonin se nuk kishin parë kurrë më parë një sistem muskujsh femëror.

“Duket sikur një krijesë e çuditshme e huaj që jeton brenda trupit tim dhe jam i tmerruar”-shkroi dikush në Twitter.

“Tani që pashë këtë foto, nuk dua të kem më një gjoks”-shkroi një tjetër.

Ndërkohë, disa mendojnë se fakti që jemi aq shumë të habitur nga imazhi i pjesës së brëndshme të gjirit është është se në shkollë na kanë njohur vetëm më biologjinë e trupit të një mashkulli.

Megjithatë, jo të gjithë u tmerrruan nga imazhi i publikuar.

Disa njerëz shpreheshin të surprizuar se sa e bukur dhe e mahnitshme është anatomia e gjirit.

“Mirë…pak e frikshme në fillim, por pastaj duket si lule”-u shpreh dikush.

“Pse të gjithë thonë se është e frikshme, mua më duket “cool”- ka shkruar një tjetër.

Megjithëse krahasimi më i popullarizuar ishte një lule, disa personave imazhi i sillte ndërmend të tjera gjëra.

“Kjo më kujton tipsat e thonjve që na tregojnë në sallon.”- shkruante dikush në Twitter.

 

 

 

 

 

Share