Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Psikologjia e dështimit

Psikologjia e dështimit
December 28
20:54 2016

Nëse fillimisht nuk ia dilni mbanë, provoni e provoni përsëri e përsëri. Por a ka prova që dështimi në disa raste udhëheq drejt suksesit një ditë?

Tom Pohlmann, kreu i kompanisë “MU Sigma”, thotë se dështimi në disa raste udhëheq drejt suksesit më vonë. “Nëse dëshironi të arrini suksesin, e vetmja mënyrë është dështimi, madje edhe në disa raste, përpara se të arrini atje ku dëshironi”,- thotë ai.

Të dështosh, sipas ekspertëve, nuk është gjë e keqe për biznesin. Edhe Steve Jobs dështoi me produktin e tij “Newton”, të cilin disa vite më vonë e hoqi nga tregu, por kjo nuk e pengoi atë të arrinte suksesin me Apple.

“Shumë njerëz e shohin dështimin si shenjë të paaftësisë individuale”,- thotë Andrew Filev, CEO i kompanisë “Wrike” në Kaliforni. “Por kur e shikon ndërtimin e një biznesi si një seri eksperimentesh, fillon ta shikosh edhe dështimin si një hap të pashmangshëm në këtë proces”,- vijon ai në intervistën e dhënë për BBC.

Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme mbi psikologjinë e dështimit nga këta 2 njerëz të suksesshëm, ajo që i bashkon ata është shprehja: “Mos ndaloni kurrë, por provoni e provoni përsëri”. /Blitz.al/

Shperndaje