Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse të gjithë po i thërrasin partnerët e tyre “Daddy” së fundmi?

Pse të gjithë po i thërrasin partnerët e tyre “Daddy” së fundmi?
July 23
18:45 2018

 

Kohët e fundit, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në realitet shumë vajza po i thërrasin partnerët e tyre “Daddy”.

Jo vetëm kaq, por tashmë po shiten edhe veshje, në të cilat është stampuar termi “Daddy”.

Në fjalorin e gjuhës angleze, ky term përdoret si përkëdheli për të thirrur babain, por e përdorur brenda dhomës së gjumit, fjala merr një konotacion tjetër.

Sipas psikologut dhe sociologut amerikan, Justin Lehmiller, vajzat dhe djemtë po i thërrasin partnerët e tyre “daddy” për t’u dhënë atyre një fuqi dominuese në shtrat.

“Në fakt, 87% e të studiuarve kanë treguar se dëshirojnë të jenë më pasivë në shtrat dhe tërë fuqinë ta ketë partneri i tyre. Jo vetëm kaq, por shumica e njerëzve fantazojnë më tepër për të qenurit pasiv sesa dominant në shtrat , kështu ata janë më të prirur t’i japin dominancën në shtrat partnerit dhe ta thërrasin ‘daddy’, duke e cilësuar si më të aftin, më të mirin dhe më seksualin” , – është shprehur Lehmiller.

Por a ka diçka të keqe në gjithë këtë?

Aspak!

Psikologu amerikan tregon se për këtë nuk ka asnjë aspekt negative. Kështu që, nëse e ndjeni ta cilësoni partnerin tuaj “Daddy”, quajeni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje