Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse Japonia është vendi ku duhet të studioni?

Pse Japonia është vendi ku duhet të studioni?
October 13
19:16 2016

Nëse do të shohim listat e klasifikimit të sistemeve arsimore më të mira e më produktive në botë do të vërejmë se vendin e parë nuk e mban as SHBA-ja, as Gjermania, as Rusia, as Kina, por Japonia.

Populli japonez është i njohur për inteligjencën, shëndetin, sjelljen e mirë dhe pasurinë.

Pse është ky vend i largët kaq i fuqishëm dhe kaq unik krahasuar me vendet e tjera? Përgjigjja qëndron te sistemi arsimor! Arkipelagu japonez ka një sistem ndryshe nga ai perëndimor dhe nga vendet e tjera të Lindjes së Largët bashkë me Korenë e Jugut.

Dallimet që e bëjnë Japoninë kaq të suksesshme do t’i rendisim më poshtë.

 

  1. Sjellja para dijes

Në Japoni, nxënësit nuk bëjnë asnjë test apo provim derisa të kenë arritur klasën e katërt (mosha 10-vjeçare). Ata bëjnë  provime të thjeshta.

Besohet se qëllimi kryesor për 3-4 vitet e para të shkollës është konsolidimi i një sjelljeje të mirë dhe jo të gjykojë dijen dhe inteligjencën e fëmijëve.

Ata mësohen të respektojnë njerëzit e tjerë, natyrën dhe kafshët. Gjithashtu, vogëlushët mësojnë se si të jenë bujarë, të përkushtuar dhe tërheqës.

 

2. Viti akademik fillon më 1 prill

Teksa shumica e shkollave dhe universiteteve e fillojnë vitin arsimor në shtator dhe tetor, në Japoni shkolla fillon në prill, ashtu sikurse kalendari i biznesit. Dita e parë shkollës0 përkon  edhe me një nga fenomenet më të bukura natyrore: koha e çeljes së luleve të qershive.

Viti akademik është i ndarë në 3 semetra: 1 prill – 20 korrik, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars.

Studentët japonezë marrin 6 javë pushim gjatë verës. Gjithashtu kanë pushime dyjavore në pranverë e dimër.

 

3. Shumica e shkollave nuk kanë sanitare

Në shkollat japoneze, studentët duhet të pastrojnë vetë klasat, mensat dhe tualetet. Gjatë pastrimit, nxënësit dhe studentët ndahen në grupe të vogla dhe me detyra specifike. Kjo i ndihmon të rinjtë të jenë produktivë në punën në grup, ku secili përmbush detyrimet e tij.

 

4. Kurset pas shkollës janë shumë popullore

Në mënyrë që të marrin një notë të mirë në shkollë, shumë studentë dhe nxënës bëhen pjesë e kurseve që zhvillohen në shkollë ose jashtë saj.

Grupe të vogla nxënësish që kthehen vonë në shtëpi janë një gjë e zakontë në lagjet japoneze.

Kjo gjë bën që 99% e studentëve të kalojnë klasën dhe shumë pak të përsërisin provimet.

 

5. Studentët mësojnë edhe kaligrafinë e poezinë

Kaligrafia japoneze apo, siç quhet ndryshe, Shodo, përfshin rrëshqitjen e një pene prej bambuje në një letër orizi. Për japonezët, Shodo është një art jo më pak popullor se piktura.

Haiku, ose poezia, nga ana tjetër shpjegon emocionet e brendshme të individit duke ia treguar ato lexuesit.

Të dyja klasat mësojnë fëmijët se si të respektojnë traditat dhe kulturën e tyre qindra, mijëravjeçare.

 

6. Të gjithë veshin uniformë

Pothuajse të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme u kërkojnë nxënësve të veshin uniforma shkollore.

Vajzat e kanë uniformën në stil marinari kurse djemtë në atë ushtarak. Kjo bëhet për të zhdukur dallimet ekonomike dhe sociale ndërmjet nxënësve.

 

7. Ndjekja e shkollës është 99.99%

Të themi të drejtën, shumica prej nesh kanë lënë të paktën një herë mësimin. Në Japoni kjo nuk ndodh pothuajse kurrë! Ata nuk i lënë orët e mësimit ose të arrijnë vonë në shkollë. Rreth 91%  e nxënësve tregojnë se kurrë nuk kanë lënë një orë mësimore.

 

8. Një test i vetëm vendos fatin e jetës

Në fund të gjimnazit, studentët duhet të jenë pjesë e një testimi shumë të rëndësishëm, njësoj si Matura Shtetërore. Një student zgjedh vetëm një kolegj apo universitet ku dëshiron të studiojë dhe për të arritur hyrjen në të duhet të mbledhë një sasi pikësh që duhet të kalojnë vijën e fundit.

Nëse nuk marrin pikët e duhura atëherë nuk futen në universitet. Konkursi është shumë i vështirë dhe vetëm 76% e studentëve kalojnë.

 

9. Vitet e kolegjit janë “pushimet” më të mira në jetën e një njeriu

Kalimi i testimit u rezervon studentëve japonezë një pushim të shkurtër disaditor. Në këtë vend, vitet në universitet janë vitet më të lumtura të jetës.

Pra, i bëtë valixhet gati për në Tokio? /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje