Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse e dëgjojmë zërin tonë ndryshe nga të tjerët? Arsyeja do t’ju çudisë…

Pse e dëgjojmë zërin tonë ndryshe nga të tjerët? Arsyeja do t’ju çudisë…
May 11
12:46 2016

Kur flasim e dëgjojmë zërin tonë ndryshe nga ç’e dëgjojmë kur e regjistrojmë në ndonjë video. Ky është një nga momentet më të çuditshme që ndodh të përjetojnë njerëzit, sepse asnjëherë nuk e dinë saktësisht se cili është zëri i vërtetë. Por si shpjegohet ky fenomen?

Në fakt, arsyeja është shumë e thjeshtë. Kur dëgjojmë zërin tonë të regjistruar, valët e zërit vijnë në veshin tonë duke kaluar nga ajri, ndaj dhe e dëgjojmë zërin njësoj siç na dëgjojnë të tjerët kur flasim.

Por kur e dëgjojmë zërin tonë teksa flasim, ai na shfaqet në dy mënyra:  i brendshëm dhe  i jashtëm. Prej vibracioneve të zërit tonë, kockat në kafkë bëjnë që të ulet frekuenca e tonalitetit ndaj dhe zakonisht ne e dëgjojmë zërin tonë me tone më të ulëta nga çfarë dëgjohet normalisht.

Doni ta dëgjoni zërin tuaj njësoj siç ju dëgjojnë të tjerët? Mbuloni me dorë veshin e majtë dhe flisni. Mos u shqetësoni nëse ju duket sikur tingëlloni çuditshëm apo qesharak, sepse njerëzit janë mësuar tashmë me këtë zë tuajin.

Etiketimet
Shperndaje