Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozimi i çuditshëm i kujdestarit të një kopshti zoologjik në Australi

Propozimi i çuditshëm i kujdestarit të një kopshti zoologjik në Australi
November 05
15:43 2016

Kemi parë dhjetëra, për të mos thënë qindra, mënyra për t’i propozuar vajzës së zemrës për martesë, por si kjo që do t’ju tregojmë tani nuk e kishim imagjinuar kurrë.

Një kujdestar australian reptilësh ka zgjedhur që t’i propozojë të dashurës nën praninë e një krokodili… po, po krokodili!

Ai ka tërhequr “mikun” e tij zvarranik me anë të një karremi në kopshtin zoologjik, duke e çuar pranë të dashurës, dhe më pas i është ulur në gjunjë duke i treguar unazën.

Sigurisht, e dashura ka pranuar! Fundja, kush do të thoshte jo nëse përballë kanë një krokodil?! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje