Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prifti u kërkon besimtarëve 54 milion $ për të blerë avionin e katërt privat!

Prifti u kërkon besimtarëve 54 milion $ për të blerë avionin e katërt privat!
May 30
17:38 2018

Një prift evangjelik ka një kërkesë mjaft të çuditshme (dhe absurde) për të gjithë ndjekësit e tij dhe besimtarët e krishterë.

Ai kërkon 54 milion dollarë për të blerë avionin e katërt privatë pas 3 të tjerëve që tashmë i ka në garazhin e vilës.

Në një video të re të postuar në rrjetet sociale, 68 vjeçari Jesse Duplantis shprehet: “E dini besoj se unë kam në pronësi 3 avionë privatë dhe i përdor për të plotësuar dëshirat e Zotit, Jezu Krishtit”.

“Disa njerëz besojnë se priftërinjtë nuk duhet të kenë avionë privatë. Por më falni, si ta shpërndaj fjalën e Perëndisë nëse nuk kam një avion privat për të shkuar në vende të largëta?”, – shprehet prifti. “Ne po i lutemi tani Zotit tonë për një Falcon 7X [lloj avioni]”.

Tani të presim n ëse Perëndia do t’i japë Jesse-it paratë për avionin e ri… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje