Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portugali, lind fëmija 3 muaj pas vdekjes së të ëmës

Portugali, lind fëmija 3 muaj pas vdekjes së të ëmës
June 08
12:01 2016

E pabesueshme, por e vërtetë!

Një fëmijë në Portugali është lindur nga nëna e deklaruar e vdekur thuajse 3 muaj më parë.
Sipas asaj që raporton “BBC”, mjekët kanë deklaruar se vogëlushi erdhi në jetë në Lisbonë, është mirë nga ana shëndetësore dhe peshon 2.35 kilogramë.
Babai kishte dhënë lejen për vazhdimin e shtatzënisë në 20 shkurtin e këtij viti, kur mjekët vunë re vdekjen cerebrale të nënës, të goditur nga hemorragjia cerebrale, dhe kushtet e mira të fetusit.

Ky nuk është rasti i parë i një lindjeje të tillë. Në janar, një fëmijë lindi në Poloni pas 55 ditëve në mitrën e së ëmës të vdekur nga tumori në tru. Ai peshonte 1 kilogram dhe u nxor nga spitali vetëm në muajin prill.

Komento
Etiketimet
Shperndaje