Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pornografia, një “epidemi”! Ja cili shtet e ka ndaluar…

Pornografia, një “epidemi”! Ja cili shtet e ka ndaluar…
April 20
10:22 2016

Ndodh edhe kështu!

Shteti i Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar pornografinë si një rrezik të madh ndaj shëndetit publik.
Sipas asaj që shruan BBC, ky shtet është i pari në SHBA që merr një masë të tillë, duke e futur pornografinë në listën e “epidemive”!

Ligji është firmosur nga guvernatori republikan Gary Herbert, i cili e ka përkufizuar atë si një masë për të parandaluar përhapjen dhe krijimin e varësisë ndaj pornos.

Norma arsyeton se pornografia ndikon në krijimin e një ambienti jo të përshtatshëm, në shthurjen e seksualitetit të adoleshentëve apo edhe të fëmijëve para fazës së pubertetit.

Kujtojmë se Utah është një shtet me shumicën e banuesve mormonë.
Në vitin 2009, “Harvard Business School” ka kryer një studim prej të cilit rezultoi se ky shtet ka përqindjen më të lartë të shfrytëzuesve të shërbimeve pornografike në SHBA.

Komento
Etiketimet
Shperndaje