Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Pokemon GO” në Malajzi – lideri mysliman: Mos luani!

“Pokemon GO” në Malajzi – lideri mysliman: Mos luani!
August 06
11:26 2016

Loja “Pokemon GO” ka zbarkuar tashmë edhe në Malajzi, por mesa duket nuk është pritur aq mirë sa në shtetet e tjera!

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, autoritetet kryesore islamike në vend u kanë bërë thirrje besimtarëve të mos e luajnë lojën.

“Pokemon GO” dhe të gjitha personazhet e saj duhet të evitohen sepse ju shkaktojnë dëme! Aplikacioni promovon ndjekjen e fuqisë dhe të krijesave të mbinatyrshme, që nuk është gjë e mirë”, – shprehet për Bernama, një ndër eksponentët e lartë të klerit mysliman, Mohamed al Bakri.

E çuditshme kur mendon se Malajzia është një ndër shtetet që për vite është karakterizuar nga një praktikë e moderuar e islamit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje