Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjesët që (s’)ndryshojnë në trupin e njeriut

Pjesët që (s’)ndryshojnë në trupin e njeriut
July 22
18:51 2016

Trupi i njeriut është një nga organizmat më të komplikuar në botë.

Kjo për vetë faktin që askush nuk është i aftë të dijë gjithçka lidhur me të, pasi trupi ynë është në ndryshim e sipër në mënyrë të vazhdueshme.

Këtë gjë e tregojnë faktet e mëposhtme:

  1. Çdo ditë, nga lëkura jonë bien rreth 100 rrënjë qimesh dhe 100 të tjera u zënë vendin.
  2. Thonjtë e rinj dalin çdo 6 muaj. Pra, thonjtë zëvendësohen pas një intervali prej 24 javësh.
  3. Sipërfaqja e lëkurës sonë zëvendësohet nga një e re çdo muaj.
  4. Brenda 4 muajve, një tërësi e re qelizash të kuqe gjaku hyjnë në venat tona, duke i zënë vendin të njëjtës sasi qelizash të mëparshme.
  5. 100 milionë qeliza të reja lindin në trupin tonë çdo minutë.
  6. Ne marrim një skelet tërësisht të ri çdo 10 vjet.
  7. Muskujt e organizmit rigjenerohen çdo 15 vite.

 

Por jo çdo pjesë e organizmit është në ndryshim të vazhdueshëm. Ka pjesë të caktuara që pasi arrijnë formën përfundimtare ndalojnë aty dhe qëndrojnë deri në fund të jetës të tilla ose ndryshojnë shumë, shumë pak.

E tillë është:

  1. Zemra, gjysma e qelizave të së cilës qëndrojnë të njëjta nga lindja deri në vdekje, kurse pjesa tjetër rigjenerohet shumë ngadalë.
  2. Mëlçia, qelizat e së cilës nuk rigjenerohen kurrë. Pra, nëse një pjesë e qelizave shkatërrohet, nuk ka asnjë shans që organi të funksionojë si më parë pasi qelizat nuk ripërtërihen.
  3. Kristalina e syrit dhe retina, të cilat qëndrojnë të pandryshuara nga viti i parë i lindjes deri në fund të jetës.

 

Komento
Shperndaje