Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pinguini noton 8000km çdo vit për të takuar atë që i shpëtoi jetën!

Pinguini noton 8000km çdo vit për të takuar atë që i shpëtoi jetën!
March 19
21:19 2018

Historia më prekëse që po bën sot xhiron e botës ka në epiqendër të saj një pinguin i cili për çdo vit noton për 8000 km për të takuar burrin që i shpëtoi jetën.

Peshkatari Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, i cili jeton në një fshat të një ishulli jashtë zonës së Rio De Zhanieros në Brazil, në vitin 2011 vuri re një pinguin që ishte në minutat e tij të fundit.

Pasi e pa, Joao pastroi të gjithë vajin me të cilin ishte mbuluar pinguini dhe e ushqeu atë për  çdo ditë me ushqime të cilat forconin organizmin e tij. Gjithashtu peshkatari i vuri dhe emrin Dindim. Pas një jave ai provoi ta kthente pinguinin në det, por vuri re se ky i fundit e kishte shumë të vështirë të largohej. Pinguini qëndroi aty për rreth 11 muaj dhe më pas u largua.

Por pak muaj më pas, Joao pa që Dindimi u kthye. Pasi ky i fundit vuri re peshkatarin, e ndoqi deri në shtëpi. Kjo gjë u përsërit për 5 vite me rradhë, ku pinguini qendron për 8 muaj me mikun e tij dhe 4 muaj të tjerë leviz përgjatë bregut të Argjentinës.

“E dua pinguinin sikur ta kem fëmijën tim dhe besoj fortë se dhe ai më do mua. Ai nuk lejon askënd ta prekë përveç meje, më lejon ta pastroj dhe ushqej. Askush nuk më besonte kur i thoja se ai do të kthehet vazhdimisht por tashmë që e kanë parë që ai vjen në Qershor dhe largohet ne Shkurt dhe sesa ai lumturohet kur më sheh, gjithçka është besuar”- është shprehur Joao.

Një profesor biologjie ka thënë për “The Independent” se ai asnjëherë nuk ka parë një rast të tillë por beson se pinguini ndihet sikur e ka Joaon familje, madje ai mund ta shohi atë si një pinguin.

Kjo histori është një provë tjetër se bota ka ende fenomene të bukura e që të bëjnë të ndihesh mirë!

Komento
Shperndaje