Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Peshkaqeni sulmon pushuesin në bregdetin spanjoll

Peshkaqeni  sulmon pushuesin në bregdetin spanjoll
July 30
10:25 2016

Një pushues është dërguar menjëherë për t’u trajtuar në spital pasi është kafshuar nga një peshkaqen në plazhin e Costa Blanca-s. Peshkaqeni e ka kafshuar në dorë 40-vjeçarin. Ata që dhanë ndihmën e parë treguan se ishte një shenjë kafshimi vërtet e madhe dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme edhe pasi ata ishin përpjekur ta lidhnin provizorisht me fashë.

Ende nuk është bërë e ditur kombësia e pushuesit, por thonë se ai është një banor i zonës. Për sa i përket peshkaqenit, ai njihet si “tintorera” dhe me sa njohje ka shkenca deri tani nuk është një nga ata peshkaqenë që njihen për kafshimet ndaj njerëzve, ndaj ky ishte një rast i rrallë.

Edhe pushuesit e tjerë nuk u lejuan të futeshin në ujë për më shumë se 2 orë deri në momentin që rojet e plazhit lajmëruan se nuk kishte më rrezik.

Ky nuk është rasti i vetëm, në 10 vitet e fundit ka pasur mjaft incidente të tilla. Në 13 kafshime peshkaqenësh, 4 kanë rezultuar fatale, ndërkohë që të tjerët kanë mbetur me pasoja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje