Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse ndiejmë një lëmsh në fyt sa herë që trishtohemi dhe nisim të qajmë?

Përse  ndiejmë një lëmsh në fyt sa herë që trishtohemi dhe nisim të qajmë?
June 14
15:26 2016

Nëse jeni duke përjetuar emocione gjatë një ceremonie martesore apo një momenti që ju shkakton mërzi dhe zhgënjim, trupi juaj përgjigjet në të njëjtën  mënyrë, nëpërmjet lotëve.

Por lotët nuk janë e vetmja gjë që shoqërojnë gëzimet dhe zhgënjimet e jetës.  Provokuar nga emocionet, në fyt na mblidhet një “masë”  e cila në një farë mënyre na duket sikur na merr frymën.

Lotët emocionalë shpërthejnë kur trupi dhe subkoshienca jonë pësojnë një humbje të kontrollit dhe  bashkë me reagimet fizike, rrahjet e zemrës, bëhen më të shpeshta, frymëmarrja më e ngadaltë dhe hormonet e stresit pësojnë një rritje pikërisht në momentin e shpërthimit. Sistemi ynë nervor gjatë ndikimit emocional furnizon me oksigjen të gjitha organet e trupit. Duke dashur sa më shumë oksigjen,  ai e “udhëzon” epiglotën, hapja në fyt që çon ajrin në mushkëri, të qëndrojë e hapur për aq kohë sa të jetë e mundur.

Gjatë përditshmërisë, kur nuk jeni duke  qarë, frymëmarrja dhe hapja e epiglotës ndodh normalisht dhe kanali i frymëmarrjes dhe i gëlltitjes së ushqimit nuk ngatërrohen.  Kur qani ose pak para se të derdhni lot, epiglota juaj është duke u përpjekur për të qëndruar sa më gjatë e hapur, duke dashur të thithë sa më shumë ajër e më vonë  detyrohet të mbyllet sa herë që ju gëlltiteni. Ky tension ndërvepron me muskujt e fytit duke ju dhënë ndjenjën e një lëmshi në fyt dhe ndodh sa herë jeni nën tension apo të stresuar. Sa herë që qani, përveç lotëve, keni edhe sekrecione nga hunda, skuqje në fytyrë  dhe ndoshta dhembje koke. Këto të gjitha ndodhin pasi lotët janë të lidhur me sinuset, zgavrat e hundës. Mukoza apo pështyma  grumbullohet në fyt duke bërë që të përtypeni.

E pra, nuk është një parandjenjë, por thjesht trupi juaj që përpiqet të marrë më mirë frymë.

Komento
Shperndaje